Video

"Daku" donte të hapte shkollë vrasësish shqiptarë në Ibiza

Sipas informacioneve të marra nga agjentët që prej kohësh e kanë ndjekur aktivitetin e shqiptarit, roli i tij ishte kontakti i drejtpërdrejtë me "financierin e vrasjes", e më pas të transmetonte urdhrat tek anëtarët e grupit që ai kishte nën kontroll.

F.m
"Daku" donte të hapte shkollë vrasësish shqiptarë
Leonard Luzi

TIRANË- 47-vjeçari Leonard Luzi, i njohur ndryshe si “Daku”, që u vu në pranga për atentatin ndaj Inez Hajrullës dhe Evis Matodashajt, kishte mision të krijonte një shkollë vrasësish shqiptarë në Ibiza, plane që u rrëzuan në momentin që u arrestua. Daku ishte vendosur në Spanjë për të marrë pjesë në vrasjen e një "bosi" të një grupi rival të trafikut të drogës. Megjithatë, nuk bëhet me dije emri i shënjestrës që i ishte dhënë Dakut, aq më pak porositësi i vrasjes. Sipas informacioneve të marra nga agjentët që prej kohësh e kanë ndjekur aktivitetin e shqiptarit, roli i tij ishte kontakti i drejtpërdrejtë me "financierin e vrasjes", e më pas të transmetonte urdhrat tek anëtarët e grupit që ai kishte nën kontroll. Por fokusi kryesor ishte tek rekrutimi i anëtarëve të rinj dhe caktimi i misioneve për secilin lidhur me mënyrën sesi do të kryenin vrasjet. Kështu, nëpërmjet komunikimeve të tij, ai u zbulua se ndodhej në Ibiza dhe u arrestua.

Poll

MOS HUMB