
TIRANË- Bizneset në mbarë botën, nga linjat ajrore te shërbimet financiare dhe grupet e mediave, u goditën nga një ndërprerje globale e shërbimeve të teknologjisë së informacioni (IT), duke shkaktuar ndërprerje në një gamë të gjerë shërbimesh. Sipas mediave sociale, ndërprerja është shkaktuar nga një përditësim i softuerit të sigurisë CrowdStrike, duke shkaktuar një problem me softuerin Windows. Aeroportet në Europë Australi e SHBA kanë paralajmëruar pasagjerët për vonesa. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se sistemet e tij kanë mbetur plotësisht funksionale dhe të paprekura nga kriza e sistemeve kompjuterike. Por megjithatë njofton se mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimit.