Video

Berisha mbetet me mbrojtjen e Belerit

Gjyzari u shpreh se SPAK ka pranuar që t’i kalojë fashikujt në rrugë elektronike Berishës, pa qenë e nevojshme që të paguajë shpenzimet gjyqësore.

F.m
Berisha mbetet me mbrojtjen e Belerit
Sali Berisha, Fredi Beleri dhe Klodiana Gjyzari

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është përfaqësuar në seancën e radhës gjyqësore nga avokatja Klodiana Gjyzari, e cila më herët ka bërë mbrojtjen e Fredi Belerit, pasi dy avokatët e tij kanë probleme shëndetësore. I pari që u largua ishte Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua barbarisht dhe ende po mjekohet në Athinë, ndërsa Genc Gjokutaj ka dëmtuar këmbën. Para gazetarëve. Gjyzari u shpreh se SPAK ka pranuar që t’i kalojë fashikujt në rrugë elektronike Berishës, pa qenë e nevojshme që të paguajë shpenzimet gjyqësore. Seanca ndaj Berishës u shty dhe pritet të mbahet më 30 korrik, ndërkohë që më herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tij për masën e sigurisë.

Poll

MOS HUMB