
TIRANË- Banka Kombëtare Tregtare, një nga institucionet më të mëdha financiare në vend ka zgjedhur të marrë pjesë në fushatën zgjedhore. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale zyrtare të vetë bankës së nivelit të dytë, BKT, drejtues të lartë të këtij institucioni shihen duke festuar ditën e verës në Elbasan krah socialistëve. CEO i BKT, Seyhan Pencablıgil është ulur në një tavolinë me ministrat Taulant Balla, Arbjan Mazniku apo Bora Muzhaqi, ish-ministrin Damian Gjiknuri, ish-ministren e Arsimit Evis Kushi dhe kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Pas tyre shihet që është vendosur edhe tabela me reklamën e BKT-së.