Video

Sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë paraqitet në SPAK

Nuk dihet se përse është pyetur Dokushi në SPAK, por pas daljes nga Prokuroria deklaroi se me kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliaj është takuar në qeli, pas një autorizimi të dhënë nga Prokuroria e Posaçme.

k.m.
Sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë paraqitet në
Erion Veliaj dhe Alban Dokushi

TIRANË- Alban Dokushi, Sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nuk dihet se përse është pyetur Dokushi në SPAK, por pas daljes nga Prokuroria deklaroi se me kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliaj është takuar në qeli, pas një autorizimi të dhënë nga Prokuroria e Posaçme.

Alban Dokushi është një nga njerëzit që e ka shoqëruar Veliajn kur është pyetur më herët nga SPAK. Ai gjithashtu është personi i parë që e vizitoi atë në qeli, në Bllokun e Sigurisë tek rruga “Mine Peza”, ditë kur i dërgoi dhe librin “Mjelma e zezë”./ZËRI

Poll

MOS HUMB