Video

Biden bëhet lëmsh, prezanton Zelenskyy-n: Dua t'i jap fjalën Putinit

Pasi mbajti fjalën e tij në samitin e NATO-s që po mbahet në Uashington, Biden donte t'i kalonte fjalën Zelenskyy-t.

k.m.
Biden bëhet lëmsh, prezanton Zelenskyy-n: Dua t'i jap fjalën
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden gabimisht iu referua presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy si "President Putin". Pasi mbajti fjalën e tij në samitin e NATO-s që po mbahet në Uashington, Biden donte t'i kalonte fjalën Zelenskyy-t.

“Dhe tani dua t’i jap fjalën Presidentit të Ukrainës, i cili ka guxim dhe vendosmëri, zonja dhe zotërinj, presidenti Putin,”- tha Biden.

Por e kapi në kohë gabimin dhe tentoi që të rregullonte atë që tha.

"Ai do ta mposhtë Presidentin Putin, ky është Presidenti Zelenskyy. Jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit,"- tha Biden duke korrigjuar veten.

MOMENTI ME VIDEO:

Poll

MOS HUMB