Video

Agjentët imobiliarë kërkojnë miratimin e taksës 3%

Kjo nismë ka synimin që t’u ofrojë qytetarëve mundësinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri me 31 qershor të vitit 2025.

F.m
Agjentët imobiliarë kërkojnë miratimin e taksës 3%
Foto Ilustruese

TIRANË- Shoqata Kombëtare Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA) ka një kërkesë zyrtare për Parlamentin e Shqipërisë. Agjentët imobiliarë kërkojnë nga ligjvënësit që të miratojnë sa më parë taksën 3% të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Premtimi për këtë taksë, që ende nuk ka kaluar në Kuvend, sipas agjentëve u ka bllokuar tregun. Sot çdo shitje prone tatohet me 15%, për diferencën midis çmimit të parë dhe vlerës me të cilën shitet. Nisma është propozuar në Kuvend nga deputetja e mazhorancës Blerina Gjylameti. Kjo nismë ka synimin që t’u ofrojë qytetarëve mundësinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri me 31 qershor të vitit 2025. Nëse nisma miratohet, atëhere rivlerësimi do të bëhet kundrejt pagesës së 3% të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme. Por edhe pse u paralajmërua, kjo nismë nuk është pjesë e punimeve në parlament brenda këtij sesioni.

Poll

MOS HUMB