TIRANË-Indeksi i besimit të sektorit të ndërtimit, që mat prishmëritë e sektorit për porositë, çmimet, normën e shfrytëzimit të kapaciteteve etj ishte në nëntor në nivelin më të ulët në 3 vjet. Sipas Bankës, Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u ul me 3.1% në muajin nëntor, duke zbritur në -8.9, niveli më i ulët që nga nëntori 2022, duke treguar që gjithnjë e më shumë ndërtues janë pesimistë për të ardhmen e sektorit. Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se pas një rritjeje vitet e fundit, kontributi i ndërtimit në rritjen ekonomike po bie. Në vitin 2023, ndërtimi solli gati një të tretën e rritjes, ndërsa në 2024-n, kontributi zbriti në 13%.
/ZËRI