TIRANË- Për herë të parë gjykata më e lartë e emigracionit në Angli SIAC (Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit) është duke shqyrtuar kërkesën e një politikani. Ai është Sali Berisha, i shpallur "non grata" nga SHBA edhe nga Anglia në vitin 2022 për korrupsion. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, raporton se Berisha në sekret të plotë ka pajtuar një kompani avokatore për këtë proces. Kompania avokatore londineze Zaiwalla and Co së bashku me përfaqësuesin ligjor Fergus Randolph KC, do t’i paraqesin kësaj gjykate, argumentet se vendimi për ndalimin e hyrjes të Berishës në Angli është i padrejtë.