Video

Arrestohen nipat e Agron Kapllanajt, si u përplasën me agjentët e BKH

Incidenti ndodhi një natë më parë në zonën e Lulishtes në Fier ku hetuesit e BKH-së dhe Forcat Operacionale kishin zbarkuar për një aksion.

F.m
Arrestohen nipat e Agron Kapllanajt, si u përplasën me agjentët e
Agron Kapllanaj dhe BKH

TIRANË- Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku, përkatësisht dy nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj dhe i afërmi i atyre, janë vënë në pranga pas një përplasjeje me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Incidenti ndodhi një natë më parë në zonën e Lulishtes në Fier ku hetuesit e BKH-së dhe Forcat Operacionale kishin zbarkuar për një aksion.

BKH pretendon se agjentët janë sulmuar pa asnjë motiv. Ndërsa, vetë Kapllanaj, bashkëthemeluesi i “Djathtas 1912”, deklaroi se në kompaninë e tij në Fier, dy herë gjatë ditës është shfaqur në vendin e parkimit të firmës një automjet. Ai pretendon se pas sinjalizimit nga punonjësit dhe kërkesës për t'u larguar, personat në fjalë janë kamufluar se po filmojnë me dron pasi janë të interesuar për toka aty pranë. Në këto kushte, përfaqësues të kompanisë kanë kërkuar largimin nga prona e tyre, por ata sërish nuk janë larguar dhe kjo gjë ka sjellë përplasje mes tyre. Kapllanaj shtoi se ata kishin nxjerrë edhe armët e zjarrit. Edhe të prangosurit janë shprehur se nuk e dinin kush ishin personat me të cilët u konfliktuan pasi nuk kishin logo.

Poll

MOS HUMB