Video

Ariu hyn në dyqan dhe vjedh një pako me karamele

Pronarja e objektit deklaroi se ariu e kishte të qartë 'objektivin', të merrte karamele

D.XH
Ariu hyn në dyqan dhe vjedh një pako me karamele
Ariu

KANADA - Një ari në Kanada u kap nga kamerat e sigurisë, teksa hyri në një dyqan dhe aty mori një pako me karamele prej xhelatine.

Pronarja e dyqanit deklaroi se ariu ishte një hajdut selektiv, pasi mori vetëm karamele. "Ariu thjesht vendosi të hyjë dhe të bëjë disa pazare pa paguar”, tha pronarja. Pronarja kishte mbaruar fshirjen në dyqan rreth orës 6:30 të mëngjesit të së hënës dhe po pinte kafenë, kur pa ariun e zi, duke ‘shëtitur’ në dyqan.

Pronarja tha se ariu hyri brenda dhe shkoi drejt e tek karamelet. Ajo u shpreh se ariu, as që e pa fare atë, por nuhati karamelet, të cilat ishin ‘pikësynimi i tij’. Kjo është një zonë relativisht me klimë të ftohtë në Kanada dhe arinj që hyjnë nëpër dyqane, janë parë shumë.

Oficerët e sigurisë kanë thënë se ka pasur më shumë se 6 000 ankesa për arinjtë që hyjnë në ndërtesa vetëm në gusht, gati dyfishi i 3 500, që ishin në gusht 2022.

Arinjtë zakonisht kërkojnë ushqim në ndërtesa, për të fituar peshë përpara letargjisë së tyre, megjithëse ky ari nuk ka gjasa që të ngopet vetëm me një karamele.

Karen deGoesbriand, gruaja e tronditur e dyqanxhiut, tha se u emocionua nga skena që pa në kamerat e sigurisë. Ajo tha se ariu u soll shumë mirë dhe se do donte thjesht ta përqafonte atë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB