
Tifozët flasin për Zëri.ai
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme kryeqyteti gumëzhinte nga brohoritmat e tifozëve shqiptarë, si para ndeshjes, ashtu edhe pas saj. Të veshur kuq e zi, tifozët e ardhur nga kudo, prisnin me zell dhe emocion fillimin e lojës.
Gazetari Edon Kuqi dhe operatori Arsen Rroshi ishin në stadiumin "Air Albania" për të sjellë tek ju emocionet e vërteta.
Ndërsa kishin rrethuar stadiumin, disa prej tyre ndanë me Zëri.ai parashikimet e tyre për rezultatin e lojës. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0, dhe shumë prej tifozëve gjatë intervistimit i kanë rënë pikës./Zëri.ai
Poll