
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Pitushi duket se nuk është mjaftuar me fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Foltoren e Kuvendit. Kamerat në lozhë kapën deputeten e qarkut Fier, e cila me shpejtësi, sapo nisi fjalën kryeministri e shpërndau edhe në rrjetet e saj sociale. Me siguri për të vënë në dijeni zgjedhësit e saj se po flite i pari i qeverisë.
Kryeministri Rama ka folur sot në parlament për sulmin terrorist në Banjskë dhe deklaratën e tij për marrjen nën kontroll të veriut të Kosovës nga KFOR. Fjalim që i ka zgjatur thuajse 2 orë, gjatë së cilave ripërsëri edhe njëherë të gjithë qëndrimet e tij, e sigurisht që nuk i la pa përmendur kritikat e tij, e nuk harroi pa lëshuar disa 'thumba' për homologun e Prishtinës, Albin Kurti. Megjithatë fjalimi i tij nuk është pritur mirë nga e gjithë salla, pasi kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetët e tjerë, ikën nga salla./Zëri.ai