Video

“Anti-korrupsioni” pa ‘drejtësinë’, Xhafaj: Dal me qëndrim publik javën që vjen

Përveç institucioneve të drejtësisë, BIRN mësoi se komisioni “Xhafaj” është bojkotuar edhe nga disa organizata të shoqërisë civile, të cilat janë aktive në monitorimin e institucioneve të drejtësisë.

k.m.
“Anti-korrupsioni” pa ‘drejtësinë’, Xhafaj:
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Komisioni antikorrupsion i drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj ka mbetur vetëm, pa institucionet e drejtësisë. Pasi opozita e bojkotoi prej fillimisht Komisionin, të njëjtin shembull ndoqën edhe disa nga institucionet e drejtësisë, duke e lënë maxhorancën të vetmen palë në tryezë. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Posaçme, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë njoftuan njëri pas tjetrit se nuk do të merrnin pjesë në komision. Në këtë situatë, Famtmir Xhafaj i tha BIRN se do të mbante një qëndrim publik për ecurinë e komisionit javën që vjen. Por nuk zbuloi detaje të tjera se çfarë do të lajmërojë. Ndërkohë, përveç institucioneve të drejtësisë, BIRN mësoi se komisioni “Xhafaj” është bojkotuar edhe nga disa organizata të shoqërisë civile, të cilat janë aktive në monitorimin e institucioneve të drejtësisë.

 

Poll

MOS HUMB