Video

Amnistia penale, “mollë sherri” në politikë

Basha deklaroi se nuk do të ishin ta pranishëm në seancën e ditës së nesërme, pasi në asnjë rast nuk janë pro amnistisë për personat e dënuar nga GJKKO, duke fajësuar kështu në mënyrë indirekte Rithemelimin për aministinë për personat e dënuar nga GJKKO.

e.k;f.m
Amnistia penale, “mollë sherri” në politikë
Lulzim Basha, Edi Rama dhe Sali Berisha

TIRANË- Aministia penale, është kthyer në mollën e sherrit të radhës mes forcave politike. Deputetët e PS-së dhe ata të Lulzim Bashës ranë dakord që të bashkonin votat të enjten, në mënyrë që amnistia të kalonte në Kuvend. Si kusht Enkelejd Alibeaj kishte vendosur përfshirjen në këtë aministi të të gjithë protestuesve që janë arrestuar dhe përballur me ligjin nga radhët e Partisë Demokratike, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha. Sot, Basha deklaroi se nuk do të ishin ta pranishëm në seancën e ditës së nesërme, pasi në asnjë rast nuk janë pro amnistisë për personat e dënuar nga GJKKO, duke fajësuar kështu në mënyrë indirekte Rithemelimin për aministinë për personat e dënuar nga GJKKO.

Deputeti Bledion Nallbati u shfajësua duke u shprehur se atë pikë e ka shtuar deputeti Plarent Ndreca dhe jo grupi i mbështetësve të kryedemokratit Sali Berisha. Ministri Ulsi Manja u shpreh i keqardhur për qëndrimet e opozitës, por nuk dha sqarime se si u bashkëngjit kërkesa e Ndrecës në amandamentin e Nallbanit. Ai tha se qeveria e kishte përjashtuar përfshirjen në amnisti të të dënurave nga GJKKO, por me kërkesë të Komisionit të Ligjeve, u miratua, për vepra të lehta penale apo kundravajtje. Tashmë socialistët nuk i kanë 84 votat dhe kalimi i amnistisë penale gjatë ditës së nesërme duket pothuajse i pamundur. Në këtë mënyrë mijëra të dënuar që prisnin lirimin, apo një pjesë tjetër që prisnin uljen e dënimit, do të vijojnë të qëndrojnë në burgje, për të cilat thuhet se ka mbipopullim.

 

Poll

MOS HUMB