Video

PERMBLEDHJA/ 120 mijë protestuesit e Garos, dhe trajektorja e 'çuditshme' e Bardhit

Edhe në protestën e ditës së djeshme nuk munguan mesazhet “Rama ik”, apo ‘Shqipërisë i dalim zot’ ndërsa disa prej banderolave më të komentuara ishin padyshim ajo për Bashkinë e Himarës, ku kërkohej lirimi i Fredi Belerit, si dhe pankartat për dëshmitë nga arratia të Arben Ahmetajt.

e.k;f.m
PERMBLEDHJA/ 120 mijë protestuesit e Garos, dhe trajektorja e
Gazment Bardhi, Floriana Garo dhe protesta

TIRANË- Protesta e opozitës e thirrur pasditen e djeshme përpara Kryeministrisë, duket se ka kënaqur me pjesëmarrje vetë organizatorët, aq sa zëdhënësja Floriana Garo do të fliste për 120 mijë qytetarë në shesh. Por përtej shifrave të fryra nga vetë Rithemelimi, ajo që ishte evidente është se në protestë kishte më shumë qytetarë se në Korrikun e vitit 2021, dhe se bashkimi i pjesës më të madhe të deputetëve të PD-së ka sjellë frytet e para dhe në terren. Kjo ishte protesta e parw kombwtare qw u zhvillua për herë të parë pa praninë fizike të Sali Berishës, Monika Kryemadhit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta; organizimi i ishte besuar Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës. Edhe deputetja Jorida Tabakut, duket se po i fryn era e shumicës. Nëse babai i tyre nuk kalonte dot pragun e derës, për shkak të masës së arrestit, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi kanë qenë pjesë e protestës, edhe pse jo me fjalime politike. Kamerat e mediave të pranishme fiksuan Shkëlzen Berishën duke u përplasur me një agjent civil të policies. Edhe në protestën e ditës së djeshme nuk munguan mesazhet “Rama ik”, apo ‘Shqipërisë i dalim zot’ ndërsa disa prej banderolave më të komentuara ishin padyshim ajo për Bashkinë e Himarës, ku kërkohej lirimi i Fredi Belerit, si dhe pankartat për dëshmitë nga arratia të Arben Ahmetajt. Gjatë kohës kur militantët e Partisë Demokratike protestonin duke kërkuar largimin e tij, kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e ministrave të qeverisë ndodheshin në një vizitë zyrtare në Turqi, ku u pritën nga presidenti Erdogan. Siç ndodh zakonisht, me një rregull të parashkruar nga socialistët, komentet për lëvizjet e opozitës janë të ndaluara. I vetmi që e ka thyer dhe dje këtë rregull ka qenë deputeti Erion Braçe, i cili ka ironizuar me pankartat për Belerin dhe Ahmetajn në protestë. Përtej entuziazmit, pikëpyetjet qëndrojnë ende për kushtet në të cilat ndodhet Partia Demokratike. A do të jetë Berisha kandidat i opozitës për kryeministër? Si do të shkojë fati i vulës së Partisë, në një kohë që tashmë kryetari që njihet zyrtarisht është Lulzim Basha? A do të prodhojë rezultat Federata e Opozitës, që ka dalë dhe me një marrëveshje të përbashkët? A ka një emër alternativ sot opozita përtej Bashës dhe Berishës për të qenë lideri i opozitës?

 

Poll

MOS HUMB