
Sokol Sinomataj
TIRANË- Sokol Sinomataj, i njohur ndryshe si "Buzëderri", babai i të riut Gëzim Sinomati që u vranë Vlorë, është liruar nga burgu pasi ka përfituar nga amnistia, por vetëm për disa orë. Sot, efektivët e Policisë së Vlorës i kanë shkuar në banesë dhe i kanë vendosur sërish prangat për ta kthyer edhe njëherë në qelinë e burgut. Shkak për riarrestimin e tij është bërë një vendim i drejtësisë italiane, që ka vendosur për 12 vite heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike. Sokol Sinamati vuante dënimin për vrasjen e Elton Tatos, si dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje këto të ndodhur në vitin 2002.
Poll