Video

A po përfundon edhe Bylisi në "kthetrat" e AADF?

Paragoni, që sot kishte veshur petkun e Agjensisë Italiane për Zhvillim, mbaj edhe një post tjetër të rëndësishëm pikërisht në fondacionin që kërkon të menaxhojë Butrintin, (Albanian-American Development Foundation). Edhe në këtë fondacion mban postin e "project manager". Madje, në rrjetet e tij sociale, ka shpërndarë në disa raste, projekte për Butrintin. 

k.m;f.m
A po përfundon edhe Bylisi në "kthetrat" e AADF?
Ilir Paragoni dhe Bylisi

TIRANË- Ministria e Kulturës dhe të gjithë instancat e tjera shtetërore duket se janë të paafta për të menaxhuar sitet arkeologjike (ato pak që kemi ruajtur dhe që kemi), ndaj kërkojnë ndihmën e Fondacioneve. Edhe pse dështuan dhe aktualisht po përballen në Gjykatën Kushtetuese për "dhurimin" e Butrintit, shënjestra e radhës është burgu i Spaçit dhe siti i Bylisit. Në dëgjesën e sotme, të zhvilluar në Bylis, ku të pranishëm ishin njohës të mirë të zonës dhe rëndësisë së saj, nuk mungoi as edhe një personazh "kyç". Bëhet fjalë për Ilir Paragonin. Ky i fundit, mbajti një fjalë si “team leader” (shqip. udhëheqës projekti) i projektit Bylis në AICS-së (Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim). Para të pranishmëve, ai prezantoi detaje nga propozimi për menaxhimin e parkut.

Mesa duket këtë punë nuk e ka për herë të parë që e bën. Paragoni, që sot kishte veshur petkun e Agjensisë Italiane për Zhvillim, mbaj edhe një post tjetër të rëndësishëm pikërisht në fondacionin që kërkon të menaxhojë Butrintin, (Albanian-American Development Foundation). Edhe në këtë fondacion mban postin e "project manager". Madje, në rrjetet e tij sociale, ka shpërndarë në disa raste, projekte për Butrintin. 

Pra është pjesë e AADF që prej vitit 2017. Po në të njëjtën kohë, rezulton se është edhe "udhëheqës i ekipit “BE për Zhvillim Ekonomik - Zhvillimi i udhëhequr nga turizmi, lokal, ekonomik, me fokus në Trashëgiminë Kulturore” në AICS (Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor).

Por si ka mundësi që i njëjti person të jetë pjesë e dy fondacioneve? A ështëky një skenar që të prezantohet i njëjti plan menaxhimi, për të dhënë Bylisin me koncesion? Vetëm se këtë herë do ta kenë më të lehtë pasi ky park nuk mbrohet nga UNESCO!

A do të përdoret e njëjta skemë si e Butrintit, edhe në Bylis?

A është Paragoni, i deleguari për të mbyllur "punë" edhe në Bylis? Për kë po punon realisht, për italianët, apo për AADF? A është kjo një skemë për të futur në kthetra edhe Bylisin, ashtu si Butrintin?

Poll

MOS HUMB