
TIRANË- Një fluturim i “Wizz Air” u pezullua për gati një orë e gjysmë pasi stafi akuzoi gabimisht pasagjerët për vjedhjen e telefonit të një punonjësi sigurie. Mediat britanike raportojnë se incidenti ndodhi në fluturimin nga Londra për në Tiranë. Për shkak të akuzës, pasagjerët u mbajtën brenda aeroplanit për 90 minuta dhe u thirr policia.
Oficerët hynë në aeroplan për të gjetur celularin, madje duke provuar edhe thirrje telefonike. Mirëpo pas më shumë se 1 orë vonese, policia dhe ekuipazhi njoftuan se celulari nuk ndodhej në aeroplan, siç pretendohej. Kërkimet nuk zbuluan asnjë send të vjedhur, por nuk dihet nëse kompania në fjalë i ka dëmshpërblyer pasagjerët për këtë vonesë. ZËRI ka kontaktuar me kompaninë, por deri në publikimin e këtij materiali nuk kemi marrë një përgjigje.