
Leo Mesi, Kristiano Ronaldo, Karim Benzema, Nejmar, Kilian Mbape! Këta janë disa nga emrat më të njohur të botës së futbollit. Me mijëra fëmijë i adhurojnë e dëshirojnë që të kenë popullaritetin e tyre. Me miliona janë tifozët që i ndjekin dhe i kanë në zemër. Por futbolli, ky sport magjik, vazhdimisht arrin që të prodhojë futbollistë të talentuar.
Eli Junior Kroupi është shkaku që midis Real Madridit dhe Barcelonës ka nisur një garë e fortë.
17-vjeçari ka bërë diferencën në këtë sezon te Lorient dhe konsiderohet si 'Kylian Mbappe i ardhshëm'. Nëse vazhdon me të tillë ritëm, edhe klubet e tjera të mëdha të Europës do të tentojnë ta kenë. Marc Guyu iu deshën 23 sekonda që të linte shenjë te Barcelona. 17 vjeçari është talenti i radhës te blaugranat që ka befasuar botën e sportit me golin ndaj Atletik Bilbaos në La Liga.
Zbulimi i Chelsea, Kendry Paez, është një emër që ka gjasa të përmendet shumë në vitet e ardhshme. Në moshën 16 vjeç e 161 ditë, ai u bë amerikano- jugori më i ri që ka shënuar në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, pasi realizoi golin e parë të Ekuadorit në fitoren 2-1 ndaj Bolivisë më 12 tetor.
Anglezi Alex Scott ka befasuar trajnerin e Sitit Pep Guardiola. Mesfushori qendror i Brentford dallohet për vizionin e tij të lojës dhe teknikën, pavarësisht moshës 19-vjeçare. Argjentinasit duhet të ndihen të qetë, pasi e kanë gjetur Mesin e ri. Ai është sulmuesi i Milanit Luka Romero.
Lojtari luan në qendër të ofensivës si edhe në krahun e djathtë, ndërsa në klubin kuqezi shikohet si lideri i së ardhmes në sulm./Zëri.ai