
TIRANË- Moderatorja Bora Zemani ka sqaruar dje se nuk është shtatzënë. Në hyrje të emisionit "Cherry on Top", teksa lexoi disa nga komentet që ndjekësit e saj kanë bërë, deklaroi se nuk është akoma shtatzënë.
“Një qershi e kuqe, mos s’mbaj duart te barku se na fiksove tani”, ishte komenti, ndërsa ajo i përgjigjet: Dua të them që kam rreth dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark, sepse në momentin që prek barkun me duar ‘jam menjëherë shtatzënë'. Nuk jam akoma shtatzënë. Në momentin që do jem shtatzënë do e tregoj sepse një lumturi kaq e madhe nuk mbahet vetëm për vete.
Por edhe pse Bora e ka kaluar me të qeshura, komentuesit, jo! Dhjetra komente ka marrë në postime të ndryshme nga persona që e kritikonin për "karremin" që ajo përdor sa herë ka diçka për të lancuar. Ju si mendoni, a ka tepruar?
VIDEO NGA ZËRI: