Video

Përplasje mes Rrumbullakut dhe Dumanit?

Drejtori i Policisë së Shtetit nuk e la me kaq përgjigjen, por shtoi dhe se është prokuroria ajo që ka në dorë hetimet.

F.m
Përplasje mes Rrumbullakut dhe Dumanit?
Muhamet Rrumbullaku dhe Altin Dumani

TIRANË- Deklarata në lidhje me një operacion kundër trafikut të qënieve njerëzore, që është kryer me urdhër të SPAK, ka shërbyer që Muhamet Rrumbullaku t’iu përgjigjet akuzave të Altin Dumanit. Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deklaroi pak ditë më parë, se ka punonjës dhe zyrtarë policie të lidhur me krimin. Sipas Rrumbullakut, mes SPAK dhe Policisë ka marrëdhënie besimi. Drejtori i Policisë së Shtetit nuk e la me kaq përgjigjen, por shtoi dhe se është prokuroria ajo që ka në dorë hetimet. Në kuadër të operacionit kundër trafikut të qenieve njerëzore, u lëshuan 26 urdhërarreste, mes tyre dhe për 4 punonjës policie. Këtyre personave u janë sekuestruar mbi 1 milionë euro para cash, që i merrnin kundrejt dhënies së vizave për personat nga vendet e treta.

 

Poll

MOS HUMB