
TIRANË- Një incident është regjistruar mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të muzikës “X Factor Albania”, ku në drejtim të moderatores Alekta Vejsiu është hedhur një kanaçe, e cila për pak se nuk e goditi në kokë. Ngjarja u regjistrua në momentin që u tha emri i një prej finalistëve në garë nga grupi i Arilena Arës.
Me sa duket humbja e konkurentit tjetër ka acaruar fansat e tij në lozhat e tetarit të “Tv Klan”, duke çuar në hedhjen e kanaçes. Kjo e ka irritur Vejsiun, e cila ndërpreu fjalën dhe iu kthye vajzës që kreu veprimin, duke i thënë se ky është një veprim i gabuar dhe i turpshëm.
Alketa Vejsiu: Gabim, stop, stop. Kjo që bëre është shumë e gabuar. Ti gocë e vogël që hedh këtë gjënë këtu është shumë e gabuar, sepse kjo nuk përcakton sa i aftë apo i paaftë është njëri nga konkurentët. Ky është një djalë fitues. Ky është një shembull shumë i keq, që mua më revolton shumë dhe më vjen shumë turp që ndodh kjo por ndodh, çfarë ti bësh./ZËRI
(Momenti i hedhjes së kanaçes në minutën 05:39)