Video

PS i thotë “JO” arrestimit të Ballukut, Rama: SPAK të hetojë çdo pistë korrupsioni

Ai shtoi se nuk ka asnjë provë që Balluku të ketë intimiduar dëshmitarë dhe as nuk ka rrezik real arratisjeje nga ana e saj.

zh.ll
PS i thotë “JO” arrestimit të Ballukut, Rama: SPAK të
Edi Rama dhe Gazment Bardhi

TIRANË-Partia Socialiste nuk ia jep autorizimin SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Ky është qëndrimi përfundimtar i socialistëve në raportin e Këshillit të Mandateve, i cili do t’i përcillet për votim Kuvendit, i deklaruar këtë të hënë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së. Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, anëtar i Këshillit të Imuniteteve, prezantoi raportin e PS-së duke deklaruar se nuk ka vend për dhënien e autorizimit. Ai shtoi se nuk ka asnjë provë që Balluku të ketë intimiduar dëshmitarë dhe as nuk ka rrezik real arratisjeje nga ana e saj. Ndërkohë, në fjalimin e tij gati 1 orë e 20 minuta, kryeministri Rama u shpreh se SPAK nuk pengohet në hetimin ndaj Ballukut, duke theksuar se ajo duhet të përballet në gjyq me akuzën për shkelje të barazisë në tendera. Gjatë fjalës së tij, i bëri thirrje Prokurorisë që të shterojë çdo pistë që mund të çojë te korrupsioni. Më 12 mars, Kuvendi pritet të vendosë nëse do të autorizojë apo jo heqjen e lirisë për Ballukun, ndërsa nga ana tjetër opozita ka publikuar tashmë raportin e saj duke mbështetur kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB