Video

Petrit Çakri na provokoi!' Pas sherrit, vëllezërit Bushgjokaj futen në izolim

Petrit Çakraj është dhunuar nga të pandehurit e tjerë, pasi kishte nisur të jepte deklarime lidhur me ngjarjen për të cilën akuzohen.

zh.ll
Petrit Çakri na provokoi!' Pas sherrit, vëllezërit
vellezerit bushgjokaj

TIRANË-Vëllezërit Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj janë futur në izolim pas sherrit brenda kafazit në seancën gjyqësore, me Petrit Çakri, incident i regjistruar gjatë seancës të së hënës, 15 qershor. Gjatë seacnës së radhës këtë të premte ata kanë pretenduar se Petrit Çakri i ka provokuar. Vëllezërit janë futur në izolim, pavarëissht se i kërkuan ndjesë gjykatës dhe prokurorisë për incidentin. Burime për ZËRI bënë me dije se, gjatë zhvillimit të seancës dhe teksa ndodheshin në kafazin e xhamit, të pandehurit janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin. Sipas të njëjtave burime, Petrit Çakraj është dhunuar nga të pandehurit e tjerë, pasi kishte nisur të jepte deklarime lidhur me ngjarjen për të cilën akuzohen. I pari që ka nisur konfliktin ishte Kristi Bushgjokaj dhe më pas janë përfshirë edhe dy vëllezërit e tjerë. Ndërkohë, Gjykata ka konfirmuar masën e sigurimit “arrest në burg” për të pandehurit, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut Renis Dobra, në zonën e Matit, më 8 korrik 2025.


/ZËRI

Poll

MOS HUMB