Video

Kulla plot, por Shqipëria e dyta në Europë për strehim të pasigurt

Gati një në tetë persona që jetojnë në Shqipëri përballen me mungesë serioze të strehimit, çka tregon për vështirësi të theksuara për të jetuar në banesa të përshtatshme dhe të përballueshme nga ana e kostos.

zh.ll
Kulla plot, por Shqipëria e dyta në Europë për strehim
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Shqipëria renditet e dyta pas Turqisë për përqindjen e lartë të popullsisë që vuan nga problemet e strehimit në rang europian, sipas të dhënave të Eurostat të vitit 2023. Vendi ynë ka 12.7% të totalit të popullsisë që përballet me strehim të pasigurt, shumë mbi mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 4%, duke lënë pas vetëm Turqinë me 19.7%. Kjo po ndodh në një kohë që vendi është përfshirë në një valë ndërtimesh të reja në bregdet dhe në zonat urbane dhe, nga ana tjetër, popullsia rezidente po tkurret me shpejtësi. Gati një në tetë persona që jetojnë në Shqipëri përballen me mungesë serioze të strehimit, çka tregon për vështirësi të theksuara për të jetuar në banesa të përshtatshme dhe të përballueshme nga ana e kostos. Bashkimi Europian e konsideron strehimin si një nga dimensionet më kritike të varfërisë për shkak se prek cilësinë e jetesës, sidomos për shtresat më të pambrojtura.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB