Video

Zhvillimet politike të javës: Zgjedhjet në PD, rezoluta për Iranin dhe rritja e çmimit të naftës

Një nga çështjet kryesore të javës ishte rritja e çmimit të naftës, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, e cila është një nga rrugët kryesore për transportin e naftës në botë.

Loreta Koleci
Zhvillimet politike të javës: Zgjedhjet në PD, rezoluta për
Foto ilustruese

TIRANË- Java politike nisi me mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku u vendos që zgjedhjet për kryetarin e ri të mbahen më 23 maj, ndërsa Kuvendi Kombëtar më 6 qershor. Gjithashtu, u ngrit një grup pune për rishikimin e statutit, i drejtuar nga Gazment Bardhi. Sali Berisha konfirmoi kandidimin e tij, duke theksuar se dorëheqja ndodh vetëm kur humb zgjedhje të rregullta.

Ndërsa në garë do të bashkohet edhe aktivistja Evi Kokalari. Ajo i ka drejtuar një thirrje liderit aktual të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke kërkuar të shtojë emrin e saj në garën për kreun e PD-së. Sipas saj, integriteti dhe karakteri e bëjnë të denjë për të udhëhequr partinë dhe për të luftuar korrupsionin, si brenda PD-së ashtu edhe në qeveri.

Në Kuvendin e Shqipërisë u votua rezoluta që shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit. Partia Demokratike bojkotoi seancën, duke e cilësuar të paligjshme mbledhjen e thirrur nga mazhoranca, ndërsa rezoluta u miratua me 79 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër. Pas votimit, PD reagoi nga Facebook-u duke e shpallur regjimin iranian dhe Gardën Revolucionare si organizata terroriste.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Një nga çështjet kryesore të javës ishte rritja e çmimit të naftës, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, e cila është një nga rrugët kryesore për transportin e naftës në botë. Kryeministri Edi Rama zhvilloi takime me furnizuesit e naftës, duke theksuar se rritja në Shqipëri ka qenë më e moderuar krahasuar me tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë, u paralajmërua rikthimi i Bordit të Transparencës, ndërsa çmimi i naftës arriti rreth 217 lekë/litër.

Në nivel europian, Partia Popullore Europiane paraqiti në Parlamentin Europian 26 amendamente në raportin e vitit 2025 për Shqipërinë, duke theksuar probleme në zgjedhje, drejtësi, administratë dhe qeverisje, si dhe nevojën për reforma të thella për të mos humbur besimin e Bashkimit Europian. Java u mbyll me protestën e Partisë Demokratike kundër qeverisë “Rama 4”, një protestë që u shoqërua me tensione mes policisë dhe protestuesve./ZËRI

Poll

MOS HUMB