TIRANË- Çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar brenda 24 orëve rritje me 15 lekë. Vetëm një ditë më parë në disa pika karburanti në Tiranë, nafta filloi të tregtohet me deri në 217 lekë/litri. Pas kësaj rritjeje qeveria ka vendosur të rikthejë Bordin e Transparencës, i cili cakton çmimet tavan. Bordi do të vendosë marzhet e fitimit për shoqëritë e tregtimit të karburanteve, në 3 lekë për litër (shumicë) dhe 12 lekë për litër në pakicë, duke synuar më shumë transparencë dhe kontroll. Po ashtu, është vendosur të bëhet ulja me 20% e akcizës së karburantit. Aktualisht akciza është 38.8 lekë për çdo litër naftë dhe me uljen prej 20% shkon në 31.68 lekë për çdo litër naftë. Prej më shumë se dy javësh nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës dhe benzinës në vendin tonë ka pësuar vetëm rritje në vazhdimësi.
/ZËRI