TIRANË-Ka hyrë zyrtarisht në fuqi Bordi i Transparencës. Në datën 18 mars, qeveria propozoi ngritjen e Bordit të Transparencës për çmimet bazë, ndërsa vendimi për rikthimin e Bordit është publikuar zyrtarisht në Fletoren Zyrtare. Detyra e këtij bordi është monitorimi i kostove të prodhimit për të gjithë tregtarët, vendosjen dhe ruajtjen e çmimeve, monitorimin e subjekteve me qëllim shmangien e rasteve abuzime. Kompanitë kanë afat deri më datë 24 mars që të dorëzojnë pranë ministrit përgjegjës për Ekonominë përfaqësuesit e tyre në përbërje të këtij bordi. Prej më shumë se dy javësh nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës dhe benzinës në vendin tonë ka pësuar vetëm rritje në vazhdimësi. Bordi i Transparencës do të mblidhet rregullisht sa herë që evidentohen luhatje të ndjeshme në çmimet e bursave ndërkombëtare dhe do të vendosë çmimet tavan mbi të cilat nuk do të lejohet tregtimi.
/ZËRI