Video

Durrësi në PANIK! Gjendet bombë me telekomandë

Pas rreth 4 orësh specialistët xhenierë të RENEA-s ndërhynë për neutralizimin e objektin.

F.I
Durrësi në PANIK! Gjendet bombë me telekomandë
Foto ilustruese

DURRËS- Banorët e Durrësit u zgjuan në panik pas konstatimit të një objekti të dyshimtë në rrugë, konkretisht një aparat celular me një masë të lidhur me të, e cila ngriti dyshimet për lëndë shpërthyese. Objekti u gjet i braktisur në rrugë në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit rreth orër 09:00. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe vendosën një perimetër sigurie. Pas rreth 4 orësh specialistët xhenierë të RENEA-s ndërhynë për neutralizimin e objektin. Rreziku i mundshëm është parandaluar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Policia njoftoi se masa e lëndës shpërthyese ishte e lidhur me një apart celular, i cili është marrë për ekspertizë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB