Video

Dhunoi komisionierin në Kashar, burg “vëzhguesit”

Mësohet se ai dhe disa persona të tjerë qëndronin në ambientet e numërimit të votave dhe ndiqnin procesin, por pa patur statusin e vëzhguesit të asnjë subjekti politik.

F.I
Dhunoi komisionierin në Kashar, burg “vëzhguesit”
Remzi Memedi

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka lënë në burg 26-vjeçarin Rei Nozlli, i cili goditi me grushte sekretarin e KZAZ 30 në zonën e Kasharit në Tiranë, teksa numëroheshin fletët e votimit. Bëhet me dije, se i riu gjatë procesit të numërimit të votave, ka dhunuar sekretarin, Remzi Memedi. Numëruesi deklaroi të pavlefshme një votë, ndërsa Nozlli dhe disa persona të tjerë që ndodheshin me të, e kundërshtuan. Mësohet se ai dhe disa persona të tjerë qëndronin në ambientet e numërimit të votave dhe ndiqnin procesin, por pa patur statusin e vëzhguesit të asnjë subjekti politik.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB