Video

Debate për projektligjin e burgjeve të hapura

Sipas propozimit, një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri dhe ka kryer 2/3 e dënimit, mund të kalojë në një institucion të sigurisë së zakonshme pa qenë nevoja që të shkojë në gjykatë, por vetëm me kërkesë të drejtorit të burgut.

Redaksia Zëri
Debate për projektligjin e burgjeve të hapura
Foto ilustruese

TIRANË- Nisma ligjore e deputetit socialist, Nasip Naço, që parashikon kalimin e të burgosurve nga burgjet e sigurisë së lartë në ‘burgje të hapura’ pa vendim gjykate si dhe lehtëson hapësirat për lirime të parakohshme nga qelia është diskutuar sot në Komisionin e Ligjeve. Për shmangien e gjykatës nga vendimmarrja, Naço thotë se futja e gjykatës në këtë proces ka sjellë zvarritje në gjykim dhe në dhënie vendimi, pasi nuk është bërë përcaktimi se kur kalohet nga burgu i sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Sipas propozimit, një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri dhe ka kryer 2/3 e dënimit, mund të kalojë në një institucion të sigurisë së zakonshme pa qenë nevoja që të shkojë në gjykatë, por vetëm me kërkesë të drejtorit të burgut. Gjithashtu, drafti parashikon që të dënuarve që u ka mbetur më pak se 2 vjet e 6 muaj burgim për të vuajtur mund ta kryejnë dënimin jashtë qelive, me mbikëqyrje të perimetrit minimal të sigurisë, me kushtin që të sigurojnë një kontratë të rregullt pune.

Projektligji u kritikua nga deputetja demokrate, Dhurata Çupi, e cila tha se ky draft është dërguar në Kuvend për efekte elektorale, por shtoi se ajo që është më e rënda ka të bëjë me rrezikshmërinë shoqërore që sjell. Nga ana tjetër deputeti socialist Nasip Naço u shpreh se propozimi i tij ka të bëjë me uljen e kostos financiare për trajtimin e të burgosurve. Sipas tij, aktualisht kostot e burgjeve llogariten në 100 mln euro. Për periudhën 2012-2024, tha ai, kostoja është rritur me 40 mln euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB