Video

Edukatorja e kopshtit “Gledis” dhunon 3-vjeçarin

Në momentin që e kanë pyetur, fëmija është shprehur se ka qenë edukatore Rudina ajo që e ka dhunuar.

F.m
Edukatorja e kopshtit “Gledis” dhunon 3-vjeçarin
Momenti i dhunimit

TIRANË- Rudina Gërdani, 46 vjeçe, një edukatare në kopështin privat “Gledis” në zonën e Astirit në Tiranë, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se ka dhunuar një fëmijë 3 vjeç. Prindërit e të voglit kanë zbuluar se djali i tyre dhunohej në kopësht nga edukatorja në momentin që ai nuk ka pranuar që të shkonte më në kopësht. Gjithashtu, e ëma, kur i ka bërë dush djalit, ka vënë re se kishte një të nxirë në njërin krah. Në momentin që e kanë pyetur, fëmija është shprehur se ka qenë edukatore Rudina ajo që e ka dhunuar. Më pas, të dy prindërit kanë kërkuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe kanë parë me sytë e tyre dhunën e ushtruar. Në media është publikuar edhe një fraksion nga dhuna e ushtruar nga edukatorja kundrejt fëmijës në fjalë. Rudina Gërdani shihet teksa fotografon 3-vjeçarin për një projekt që kishin në kopësht dhe më pas e qëllon me shuplakë. Babai i djalit të vogël ka rrëfyer në "Euronews" se në momentin që ka denoncuar dhunën është telefonuar nga bashkëshorti i edukatores, i cili e ka kërcënuar.

Poll

MOS HUMB