
Jetmir Llani
LEZHË-Jetmir Llani, i cili ka qenë i dënuar me burg për vrasje pasi mori hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, është vënë në pranga. Llani u arrestua nga forcat RENEA pasi dyshohet se së bashku me katër persona të tjerë, iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë. Në kuadër të të njëjtit operacion është sekuestruar 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 automjete të blinduara. 46-vjeçari u dënua nga Gjykata e Shkallës së parë me 25 vite burg, por Apeli ia uli dënimin dhe prej muajsh ai kishte rifituar lirinë.
/ZËRI
Poll