Video

Nallbati, më i votuari në Primaret e PD! Tabaku udhëheq zonjat

Shkodra ka zgjedhur Ramadan Likajn me 470 vota dhe Bardh Spahinë, me 386 vota.

F.m
Nallbati, më i votuari në Primaret e PD! Tabaku udhëheq zonjat
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Bledion Nallbati rezulton të jetë demokrati më i votuar në procesin e Primareve të zhvilluara nga Partia Demokratike. Në total, ai ka marrë 1219 vota dhe ndiqet nga Zija Ismaili me 1091. Përsa i përket zonës së Korçës, pas Nallbatit, më i votuari është Edmond Spaho me 691 vota. Më i votuari në Kukës është Shkëlzen Ibra, ndërsa në Lezhë 674 vota ka marrë ish-gjyqtari Gjin Gjoni. I pari i Durrësit ka dalë Igli Cara, i cili ka marrë 622 vota, ndërsa zonja më e votuar në qytetin bregdetar është Manjola Luku. 2 më të votuarit e Fierit janë Eduart Sharka me 795 vota dhe Luan Baçi me 677. Në Gjirokastër, më e votuara është Alma Buçi me 399 vota. Në Dibër më e votuara është një zonjë, Denisa Vata me 362 mbështetës.

Shkodra ka zgjedhur Ramadan Likajn me 470 vota dhe Bardh Spahinë, me 386 vota. Elbasani me 538 vota ka zgjedhur Dashnor Sulën; ndërsa Vlora deputeten Ina Zhupa me 641 vota. Tirana ka zgjedhur me 737 vota Klevis Balliun, Ilir Alimehmetin me 603 vota dhe Grigels Muçollarin me 666 vota. Zonja më e votuar është Jorida Tabakun me 651 vota./ZËRI

Poll

MOS HUMB