Aktualitet

U kallëzua për kërcënim të disa personave si dhe dhunë ndaj shefit të Financës, arrestohet ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës

Një ditë më parë, Policia njoftoi se ka nisur një hetim tjetër ndaj Shehut, pasi dyshohet se përmes mesazheve dhe telefonatave ka kërcënuar një shtetase.

I.F
U kallëzua për kërcënim të disa personave si dhe
Irini Shehu

DIBËR- Ish drejtoresha e spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu e cila u shkarkua nga detyra pasi goditi me një mjet metalik shefin e Financës, Shaban Uklala ka sërish telashe me drejtësinë. Një ditë më parë, Policia njoftoi se ka nisur një hetim tjetër ndaj Shehut, pasi dyshohet se përmes mesazheve dhe telefonatave ka kërcënuar një shtetase.

Nisur nga kjo ngjarje, Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e saj. Por, ish-drejtoresha e spitalit, me gjendjen e saj shëndetësore po përpiqet të shmangë arrestimin duke qëndruar në një dhomë spitali, nën monitorimin e Policisë së Shtetit. Ajo e ka konsideruar udhërarrestin ndaj saj të paligjshëm dhe të pabazuar në prova.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasen I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin R.D. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale "Përndjekja"", njofton Policia.

Kujtojmë se Shehu është paraqitur në spitalin e Dibrës edhe pse e kishte të ndaluar hyrjen në instuticionin. Madje, ajo është përplasur sot me një punonjës të spitalit. Po ashtu, të tjerë punonjës të spitalit e kanë denoncuar atë për fyerje dhe kërcënime./ZËRI

Poll

MOS HUMB