Aktualitet

Sollën nga Kolumbia kokainë në lëkurë gjedhi, SPAK jep pretencën për trafikantët! Ja sa vitet për secilin

Prokuroria ka paraqitur pretencën për grupin e akuzuar për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, të fshehur në ngarkesa me lëkurë kafshësh.

zh.ll
Sollën nga Kolumbia kokainë në lëkurë gjedhi, SPAK jep
dy prej te pandehurve, Baki Huqi dhe Aldi Zonja

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur pretencën, duke kërkuar në total dënimin me 93 vite e 6 muaj burg për anëtarët e grupit të dyshuar kriminal që akuzohet për trafikimin e lëndëve narkotike përmes lëkurave të gjedhëve nga Kolumbia në Shqipëri. 

SPAK ka kërkuar dënime të ndryshme me burg për të pandehurit. Për ata që kanë zgjedhur gjykimin e shkurtuar janë llogaritur edhe uljet përkatëse të dënimit. 

SPAK ka kërkuar 14 vite burg që me gjykim të shkurtuar zbret në 9 vite e 4 muaj për Aldi Zonja, i identifikuar si një nga financuesit e grupit.

Pretenca: 

Aldi Zonja: 14 vite burg, ose 9 vite e 4 muaj në rast të gjykimit të shkurtuar.

Artion Çaushllari: 15 vite burg, ose 10 vite në rast të gjykimit të shkurtuar.

Geis Sejfullai, Ismail Abdurahmani, Jose Ramon Zakarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Serano: nga 14 vite burg secili, ose 9 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.

Birce dhe H. L. Narvaez: nga 13 vite burg, ose 8 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar. Për dy të penduarit e drejtësisë është kërkuar dënimi me 4 vite burg.

Endi Sejdini: 12 vite burg, ose 8 vite me gjykim të shkurtuar.

Baki Huqi: 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Bëhet fjalë për një rrjet ndërkombëtar që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë. Në vitin 2024, SPAK goditi grupin që trafikonte drogë nga Amerika Latine, të cilën e fshihnin në lëkurën e bagëtive dhe më pas përpunohej në vendin tonë për t’u trafikuar drejt BE. Në shtator dhe nëntor të vitit 2024, sipas SPAK, në Shqipëri u importuan rreth 48 tonë material, që përfshinte afërsisht 850 lëkurë gjedhi. Gjatë operacionit të SPAK në 2024, u arrestuan 10 persona, 7 shtetas shqiptarë dhe 3 të huaj nga Amerika Latine. /ZËRI

MOS HUMB