
TIRANË- Shoqata "Ilinden", e cila përfaqëson komunitetin maqedonas në Shqipëri ka bërë kërkesë që të krijohen dy bashki të reja në vend, përkatësisht ajo e Gollobordës dhe Gorës. Sipas kësaj shoqate, minoriteti maqeodonas është ndarë padrejtësisht në vitin 2014. "Iliden" pretendoon se ndarja territoriale e caktuar në vitin 2014 ka lënë pa zhvillim zonat dhe janë bashkuar padrejtësisht me bashki të mëdha si Bulqiza, Librazhdi dhe Kukësi. Sipas tyre, kjo ndarje po shpërfill interesat e minoritetit maqedonas.
“Dhjetë vjet pas ndarjes territoriale të bërë në vitin 2014 në rajonet Golo Brdo dhe Gora ku jeton pakica kombëtare maqedonase kanë mbetur ende të pazhvilluara.
Në vitin 2014 bashkitë Trebishte, Ostren dhe Steblevë në rajonin Golo Brdo u shfuqizuan për t’iu bashkuar bashkive Bulqizë dhe Librazd, ndërsa bashkitë Shistec dhe Zapot në rajonin e Gorës iu aneksuan Bashkisë së Kuksit. Pakica kombëtare maqedonase në rajonin Golo Brdo dhe Gora beson se heqja e bashkive është një hap prapa në respekt të pakicave në Republikën e Shqipërisë.
Shoqëria maqedonase “Ilinden” - Tiranë kërkon nga Qeveria të propozojë ndryshime në Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore për krijimin e dy bashkive të reja:
Shoqëria maqedonase “Ilinden”-Tiranë beson se ky proces demokratik do të rrisë besimin e qytetarëve në sistem dhe do të mundësojë zgjidhje më efektive të problemeve në rajonet Golo Brdo dhe Gora. Shoqëria maqedonase “Ilinden”-Tiranë!
Koordinatori i Shoqërisë Maqedonase "Ilinden"-Tiranë për zonën Golo Brdo Fatri Fetahu”, thuhet në kërkesën e Shoqërisë Maqedonase.
Kjo kërkesë është ngritur edhe në vitin 2022 nga ish-deputeti, Vasil Sterjovski. Asokohe, ai tha se kërkesa e ngritur vjen nga fakti se këto janë dy zona të banuara me popullsi maqedonase. Po ashtu, një kerkesë e ngjashmë u ngrit edhe nga komuniteti bullgar. Ndërsa, sipas të dhënave të publikuara nga nga INSTAT rezulton se në vendin tonë janë 2281 banorë të komunitetit maqedonas. Por, këto shifra shkaktuan indinjatë, ku në vitin 2024 Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) kërkoi zhvillimin e një censi të ri të popullsisë.
Sipas tyre, është ndërhyrë nga Bullgaria për të ulur numrin e maqedonasve dhe rritjen e numrit të personave të deklaruar si bullgarë në Shqipëri.
*Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë është e regjistruar më 06.02.2009 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me mision mbrojtjen е Pakicës Kombëtare Maqedonas në Republikën e Shqipërisë.../ZËRI