
TIRANË- Një incident ka ndodhur në një nga linjat e urbanëve të Tiranës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, fatorino i linjës “Tirana e Re” është përplasur fizikisht me pasagjerët.
Sipas videos së mëposhtme punonjësi i transportit publik është dhunuar nga pasagjerët, të cilët e godasin me shkelma në momentin që është rrëzuar. Më pas, fatorino iu është kundërpërgjigjur me grushte. Kjo situatë ka shkaktuar panik tek pasagjerët e tjerë, të cilët duken të frikësuar dhe iu kërkojnë të ndalojnë.
"Ndajini more, ndajini,"- dëgjohen të thojnë pasagjerët.
Nuk dihen shkaqet që çuan në përdorimin e dhunës në këtë dhunë, por jo nuk është hera e parë që incidente të tilla janë raportuar në këtë linjë. Në një video të publikuar javë më parë, punonjësi i transportit publik është përplasur fizikisht me një pasagjer./ZËRI