Aktualitet

“Do jua ha hallvën të gjithëve"/ Dumani përplaset sërish me Enver Divën

Teksa merrej në pyetje nga avokatët mbrojtës të personave që ka përmendur në dëshmitë e tij, Dumani është ndërprerë nga Enver Diva.

k.m.
“Do jua ha hallvën të gjithëve"/ Dumani përplaset
Nuredin Dumani

TIRANË- Sërish gjyq për "Plumbin e Artë"! Edhe në seancën e sotme që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pasur përplasje dhe debate mes të pandehurve dhe të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit. Teksa merrej në pyetje nga avokatët mbrojtës të personave që ka përmendur në dëshmitë e tij, Dumani është ndërprerë nga Enver Diva. Pikërisht në këtë moment, Dumani i ka bërë "presion", ndërsa ka marrë edhe përgjigjen nga Diva. 

Nuredin Dumani: Do t'ju ha unë hallvën të gjithëve nuk mund të ma hani hallvën ju mua.

Enver Diva: Do ta shohim kush ia ha hallvën njëri-tjetrit. Pse gënjen?

Më tej, Dumani ka treguar sesi ka njohur Agron Qolin, të afërmin e Petrit Qolit, i cili akuzohet për vepren penale të vrasjes me paramendim dhe i përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë”. I pyetur nga avokati i të akuzuarit Agron Qoli, Ilia Ilia, Dumani ka sqaruar se ai e njeh Agron Qolin që shumë herët, që nga viti 2001-2003 pasi kanë qenë fqinjë. Gjithashtu, ka treguar se edhe pse ishin të afërm, Petrit dhe Agron Qoli nuk kanë punuar ndonjëherë bashkë. Po ashtu, shtoi se nuk ka dijeni për ndonjë lidhje të ngushtë mes Agron Qolit dhe Festim Qolaj.

Avokati Ilia: Në ç’rrethana jeni njohur me Agron Qolin?

Dumani: E kam pasur komshi. Kemi qenë edhe miq. E njoh nga 2001-2003. Agroni në 2012 u largua në Durrës. Kemi pasur marrëdhënie shume të mira dhe hyrje-dalje familjare. Për një farë kohe unë kam punuar me Agronin në një pallat ku ai ishte teknik ndërtimi.

Avokati: Me kë punonte aty?

Dumani: Investitor ishte Enea Prifti. Unë kam punuar disa muaj aty.

Avokati: Cilat ishin marrëdhëniet mes Agron e Petrit Qolit?

Dumani: Ishin kushërinj. Petrit Qoli ishte ndërtues pallatesh, ndërsa Agroni teknik. Nuk di të kenë punuar bashkë.

Avokati: A shoqërohej Agroni me Festim Qolin?

Dumani: Po patjetër, çdo natë tek lokali i Festimit ishin.

Avokati: Kur je shoqëruar me Besnik Qolin, a ke diskutuar për marrëdhënien e tij me Agron Qolin.

Dumani: Ai fliste me respekt për të. E konsideronte njeri serioz./ZËRI

Poll

MOS HUMB