Aktualitet

Detaje nga vrasja e Selami Hasanit: U lirua një javë më parë nga burgu, dyshohet se autorët iu futën në banesë

Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se kanë hyrë në banesën e tij, ku kanë kryer edhe krimin.

zh.ll
Detaje nga vrasja e Selami Hasanit: U lirua një javë më parë
vendngjarje

FIER- Selami Hasani i dënuar për vrasjen nipit të "Ben Qimes" është gjetur i vrarë ditën e sotme në Fier, ndërsa raportohet se vetë, një javë më parë shte liruar nga qelia.

Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se kanë hyrë në banesën e tij, ku kanë kryer edhe krimin. Nga ngjarja raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një tjetër vëlla i viktimës.

Ndërkohë, Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin autorëve./ZËRI

MOS HUMB