TIRANË-Kryeministri Edi Rama vijon t’i qëndrojë ftesës për dialog me studentët. Në ditën e 21 të protestës Rama ka vendosur sërish tryezën prej guri para Kryeministrisë me pankartat 'dialog' sipër saj.
“Mirëmëngjes”, shkruan Rama krahas videos në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë ka shprehur gatishmërinë për bisedime me studentët protestues për përmirësimin e kushteve arsimore, duke veçuar ata të cilët kanë kryer akte dhune gjatë tubimeve. Ftesa e Ramës për dialog vazhdo të refuzohet nga studentët, pedagogët dhe qytetarët.
Sot me moton “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, studentët dhe pedagogët kanë njoftuar se do të mblidhen në orën 12:00 pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, për të vijuar revoltën e nisur prej javësh./ZËRI