Politikë

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit e PS-së, te 'Ekonomia' prezantohet buxheti dhe paketa fiskale 2027

Takimi, i cili pritet të nisë në orën 09:30, zhvillohet mes një klime të tensionuar për shkak të protestave në vend dhe në prag të shqyrtimit në Kuvend të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027.

zh.ll
Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit e PS-së, te 'Ekonomia'
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste. Takimi, i cili pritet të nisë në orën 09:30, zhvillohet mes një klime të tensionuar për shkak të protestave në vend dhe në prag të shqyrtimit në Kuvend të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027.

Ndërkohë, po sot, në orën 10:00, do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2027” në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Gjithashtu, do të prezantohen edhe projektligjet e paketës fiskale:

-Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012, ‘Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar".

-Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.92/2014, ‘Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar".

-Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për Taksat Kombëtare”, të ndryshuar".

-Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.29, datë 30.3.2023, ‘Për Tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar".

-Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, ‘Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar".

MOS HUMB