Qytetërim

ZYRTARE! Orges Shehi trajner i Partizanit

Orges Shehi më parë ka drejtuar Skënderbeun, Kukësin dhe Tiranën.

D.XH
ZYRTARE! Orges Shehi trajner i Partizanit
Orges Shehi

TIRANË – Partizani më në fund ka zyrtarizuar trajnerin e ri dhe ai është Orges Shehi. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtarë në rrjetet sociale, Partizani ka bërë me dije bashkëpunimin me teknikun durrsak.

Shehi do jetë në krye të pankinës të kampionëve të Shqipërisë, teksa me Tiranën fitoi edhe titullin gjatë sezonit 2021/2022. Ai do të jetë trajneri i tretë për të kuqtë në këtë sezon, pasi më herët trajner për Partizanin ishin Zoran Zekiç dhe Arbër Abilaliaj. Kryeqytetasit presin ndryshime pozitive në rezultate, tashmë me një trajner të ri.

Objektivi do të jetë që Partizani të shpallet kampion i Shqipërisë. Të kuqtë aktualisht janë në vendin e dytë në kampionat, pas Egnatias. Orges Shehi ka drejtuar më parë skuadrat e Skëndërbeut, Kukësit dhe Tiranës./ZËRI/

Poll

MOS HUMB