
TIRANË- Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë ndarë! Lajmi është konfirmuar nga Faton Shohi, i cili ka menaxhuar karrierën e këngëtarit. Prive raporton se dyshja po takohen vetëm për shkak të vajzës së tyre, Poem Blu.
Lajmi vjen vetëm pak ditë pas në rrjet u publikuan disa foto ku Sara shihej krah Ledrit, por sipas Prive, ato shkrepje janë bërë disa muaj më parë.
Krisja mes çiftit aludohet prej kohësh, por u vu më shumë në dukje në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, pjesë e të cilit është bërë dhe Sara, si aktore. Ndryshe nga të pranishmit e tjerë, Sara u shfaq vetëm në këtë premierë, pa praninë e reperit dhe as të familjarëve tëtij.
Vetë ajo, nuk i ka pohuar zërat. Madje në një intervistë për T7, më 23 tetor tha: Ledri është në shtëpi. Ju e dini shumë mirë si funksionojnë mediat, kështu që do e shihni!