
PREMIER LEAGUE- Jeremy Doku udhëhoqi Manchester City në fitoren tenistike 6-1 kundër Bournemouth në “Etihad Stadium” në sfidën e javës së 11 të Premier Ligës.
Belgu 21-vjeçar realizoi në minutën e 30 të lojës. Në vazhdim ai dha asistet në 2 golat e shënuar nga Bernardo Silva, Manuel Akanji dhe Phil Foden.
Golin e gjashtë për vendasit e realzioi Nathan Ake. P ër miqtë shënoi vetëm Luis Sinisterra. Ekipi i Guardiolës shkon në kuotën e 27 pikëve të grumbulluara.
Arsenali i Mikel Artetas pësoi humbjen e parë në këtë sezon në Premier Ligë.
“Topçinjtë” u mundën në transfertë 1-0 nga Neëcastle. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Anthony Gordon në minutën e 64, por rrjeta e tij shkaktoi polemika dhe pakënqësi te londinezët.
“Magpies” shkojnë në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Arsenali ka 24.
Edhe Manchester United u rikthye te fitorja në kampionat.
Sfida ndaj Fulham ishte mjaft e vështirë për “Djajtë e kuq”, që e gjetën golin e fitores vetëm në shtesë me autor Bruno Fernandes.