Qytetërim

E kujtoni Luar? Këngëtarja la në mes karrierën për të punuar si ‘agjente sekrete’

Ajo shihej si një emër shumë premtues i muzikës shqiptare, por karriera e saj u mbyll shpejt, për të nisur një tjetër drejtim në Gjermani

E.K
E kujtoni Luar? Këngëtarja la në mes karrierën për
Luar Arani dhe Flori Mumajesi

TIRANË- Prej kohësh jashtë vëmendjes së publikut, këngëtarja Luar Arani ka zbuluar se çfarë bëhet me jetën e saj së fundi. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin "S'e luan Topi" ku ka treguar se punon si agjente financiare në Gjermani. Dikur Luar u bë shumë e famshme me bashkëpunimin me Flori Mumajesin me titull "Gjithmonë", ndërkohë që në mënyrë të beftë ajo la në mes karrierën muzikore në Shqipëri, për t’u shpërngulur drejt Gjermanisë. E megjithatë ajo zbulon se ende ndjek me pasion pianon por edhe muzikën në tërësi.

Pjesë nga biseda:

Erjona: Pse ky vendimi për të ikur në Gjermani? Ndikoi diçka, ndodhi diçka në jetën tënde që vendose të ikje?

Luar Arani: Pyetja një million dollarëshe. Në fakt edhe sot e kësaj dite ende nuk e di se çfarë më goditi që vendosa të ikja. E vërteta është që kur pyes veten në retrospektivë as vetë nuk e di pse vendosa të ikja.

Erjona: …në Berlin ku ti punon si “agjente sekrete”.

Luar Arani: Ehh, nuk më lejohet të them ku, si dhe çfarë. Më vjen shumë keq, por punoj në sektorin financiar. Tek antikrimi financiar. Është një gjë shumë e bukur që më pëlqen shumë dhe kaq. Nuk tregoj dot më shumë.

Erjona: Kemi parë shumë bashkëpunime vitet e fundit, dhe ti sikur po rikthehesh. Po mendon për një rikthim përgjithmon në Shqipëri apo?

Luar Arani: Unë mendoj që nuk do të isha tërësisht e lumtur të them të drejtën sepse të gjithë jetën e kam ndërtuar pjano – mësime, Gjermani – Shqipëri. Edhe pse më lodh pak, nuk e di pse mendoj se nuk do të jem 100% e lumtur nëse kaloj ose këtej ose andej.

Poll

MOS HUMB