
GJERMANI - Futbolli gjerman është në zi për humbjen e sulmuesit të Regensburgut, Agyemang Diawusie, i cili ka vdekur në moshën 25-vjeçare.
"Ngushëllime të sinqerta për humbjen e 25-vjeçarit. Mendimet tona janë me familjen, të afërmit, miqtë e ngushtë dhe shokët e Agyemang", thuhej në një deklaratë të klubit të Regensburgut më 28 nëntor.
Autoritetet gjermane thanë se futbollisti ka pësuar “vdekje natyrale”, ndërsa ende nuk ka një version përfundimtar se përse ndërroi jetë lojtari.
Diawusie iu bashkua Regensburgut në verën e vitit 2023. Ai kishte 16 paraqitje për klubin bavarez. Ish-lojtari gjerman për të rinjtë luajti gjithashtu me RB Leipzig, Wehen Wiesbaden, Ingolstadt, Dynamo Dresden, skuadrën austriake Ried dhe Bayreuth, duke u aktivuzuar në 15 ndeshje në Bundesliga 2./Zëri.ai/