
Andrea Vilcan
PREKAZ – Këngëtarja rumune, Andrea Vilcan ka vizituar dje më 28 nëntor Kosovën dhe shkoi edhe në Prekaz, vendlindjen e heroit të Kosovës, Adem Jashari. Ajo shkoi te memoriali i ngritur në nder të Adem Jasharit dhe postoi me duart e bëra në formë shqiponje.
Vilcan ka fituar famë në Shqipëri, pasi një ditë më parë publikoi një video në YouTube, duke kënduar këngën e njohur tashmë për të gjithë shqiptarët “Mora fjalë”. Kjo këngë është kthyer në një himn edhe për Kombëtaren kuq e zi.
Këngëtarja ka postuar foton në Instagram dhe ka uruar të gjithë shqiptarët për Pavarësinë e Shqipërisë./Zëri.ai/
Poll