Qytetërim

Zelimkhan Abakarov, nënkampion europe! I jep Shqipërisë medaljen e argjentë

Abakarov u ndal në finale, teksa u mposht  7-4 nga rusi Abasgadzhi Magomedov.

f.t
Zelimkhan Abakarov, nënkampion europe! I jep Shqipërisë medaljen
Zelimkhan Abakarov

RUMANI- Mundja shqiptare mori një tjetër medalje në Evropianin e kësaj disipline sportive që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë. Zelimkhan Abakarov ia doli të marrë sot medaljen e argjendtë në stilin e lirë të peshës 61 kilogramë.

Abakarov u ndal në finale, teksa u mposht  7-4 nga rusi Abasgadzhi Magomedov. Pavarësisht përpjekjeve, Abakarov u detyrua të kënaqej vetëm me pozitën e dytë.

Medalja e argjendtë e Abakarov pason atë të artë që fitoi Islam Dudaev pasditen e së shtunës në kategorinë deri në 65 kg pasi mundi në finale Rashidov./ZËRI

Poll

MOS HUMB